
Mbyllen pjesët e para, Llapi në epërsi minimale ndaj Ulpianës, Drita po e deklason Feronikelin

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet Ulpiana – Llapi dhe Feronikeli – Drita.
Llapjanët e mbyllen pjesë e parë me epërsi minimale 0:1.
Golin për skuadrën nga Podujeva e shënoi Dardan Jashari në minutën e 36-të.
Në anën tjetër, Drita është duke e deklasuar Feronikelin në Drenas. 45 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur me rezultatin 0:4.
Marko Simonovski shënoi dy herë për “Intelektualët” në minutat 12 dhe 27, kurse nga një gol e shënuan Almir Kryeziu (25’) dhe Hamdi Namani (34’).
Të dy ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)