
Tuchel e tregon recetën për ta përmbysur epërsinë e Realit në Bernabeu

Thomas Tuchel është i vetëdijshëm se Chelsean e pret një punë e vështirë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.
“Los Blancos” e fituan duelin e parë 3:1 në “Stamford Bridge” dhe lojën e kthimit do ta zhvillojnë në shtëpi.
Sidoqoftë, trajneri gjerman thotë se “Blues” duhet ta bëjnë lojën e tyre në “Santiago Bernabeu”, në tentim për ta bërë mrekullinë, pra përmbysjen e rezultatit.
“Duhet të mësojmë nga loja e javës së kaluar. E bukura e kësaj gare është që i zhvillon dy ndeshje aq të rëndësishme në më pak se një javë dhe që mundohesh të përmirësohesh në ndeshjen e kthimit nga defektet që i ke pasur në lojën e parë. Do të shkojmë në Bernabeu të vetëdijshëm se kemi nevojë për ta diktuar maksimalisht ritmin e lojës sonë, me më shumë intensitet dhe ritëm nga ajo që e bëmë në shtëpi”, deklaroi fillimisht trajneri i Chelseat në konferencë për shtyp.
“Do të jetë më e lehtë ta themi sesa ta bëjmë, duke i pasur parasysh vështirësitë nëpër të cilat hasëm në lojën e parë kundër një skuadre si Reali, e cila është në gjendje ta kontrollojë krejt lojën, dhe që, për dallim nga ne, gjatë tërë vitit luan me pesë ndërrime dhe ne një kampionat jo të fortë sa i joni dhe më pak të ngjeshur sa i përket orarit”, vazhdoi ai.
“Ne jemi një skuadër që ka nevojë për fizikus për të qenë speciale dhe në ndeshjen e fundit nuk ia kemi dalë dot, duke i lejuar spanjollët ta ngadalësojnë lojën dhe ta kontrollojnë lojën me posedim të topit”, nënvizoi ai.
Në Spanjë, ai pret lojë ndryshe nga ajo që e pamë në Londër.
“Do të jetë një ndeshje totalisht ndryshe në krahasim me lojën e parë, ku është dashur ta impononim ritmin e lojës sonë dhe kundër-presionin tonë. Duhet ta gjejmë mënyrën për ta bërë këtë, të luajmë më shumë fizikisht dhe për ta provuar përmbysjen. Ne dimë të luajmë më mirë, t’i demonstrojmë vlerat tona më të mira dhe potencialin tonë të plotë. Duhet ta bëjmë këtë dhe më pas ta pranojmë rezultatin final”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.
Real Madridi dhe Chelsea do të përballen në mes vete nesër mbrëma.
(Kosova Sot Online)