Shtohen telashet për Chelsean

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 15:26
Shtohen telashet për Chelsean

Nuk ka qetësi për Chelsean.

Përpos misionit të vështirë për ta përmbysur eventualisht rezultatin ndaj Real Madridit, trajneri Thomas Tuchel duhet të merret edhe me mungesa të lojtarëve.

Në fakt, trajneri gjerman ka njoftuar sot në konferencë për shtyp se në përballjen me madrilenët nesër mbrëma, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve nuk do të mundë të llogarisë në sulmuesin e rrezikshëm, Romelu Lukaku, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi belg ka probleme me tetivën dhe ka qëndruar në Londër për t’u shëruar.

Gjithashtu, Tuchel ka konfirmuar se për ndeshjen me “Los Blancos” do të mungojnë edhe Hudson-Odoi, Chilëell e Barkley, ndërsa prezent do të jetë mbrojtësi, Cesar Azpilicueta.

Reali e kishte fituar ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” me rezultat 3:1, ndërsa “Blues” do të shkojnë në Madrid në tentim për të përmbysur gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

Lukaku përfundoi në bankinë në lojën e parë për një zgjedhje taktike të trajnerit Tuchel, por belgu di të jetë i rrezikshëm kur t’i jepet rasti.

(Kosova Sot Online)