Zhegrova: Lille, një hap i mirë për të kaluar në një klub të madh evropian

  • 14 April 2022 - 12:11
Zhegrova: Lille, një hap i mirë për të kaluar në një klub të madh evropian

Edon Zhegrova po shkon më hapa të sigurt drejt realizimit të ëndrrave. Futbollisti kosovar është duke shkuar hap pas hapi dhe në ngritje në karrierë. 23 vjeçari e provoi veten një herë në Genk, për të vazhduar më pas një hap përpara në Basel,. E gjatë janarit shkoi edhe një hap përpara, duke iu bashkuar Lillet.

Kjo është strategjia e Zhegrovës pasi nuk dëshiron “të digjet” në moshë të re duke përfunduar në një klub të madh evropian pas qenë ende i gatshëm. Por, këtë synim nuk diskutohet që e ka ai për të ardhmen.

“E zgjodha Lillen sepse është një hap i mirë për të kaluar në një top-klub”, thotë Zhegrova për mediumin zviceran “Blick”.

“Edhe për faktin se familja ime jeton afër”, ka shtuar ai. Futbollisti ofanziv muaj më parë deklaroi se e kanë kërkuar edhe disa klube të mëdha evropiane, por që preferoi të mos ngutej, duke iu bashkuar kampionit francez e më pas të mendojë për hapin e madh në karrierë. Zhegrova nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur një ditë në Barcelonë, ndërsa së fundmi si opsion po përmendet edhe Milani, i cili e kishte provuar atë sa ishte më i ri, por që ende e ka një sy kah “Messi i Kosovës”. 

(Kosova Sot Online )