Vojvoda po shkëlqen me Torinon, ia vë syrin gjiganti italian

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 15:31
Vojvoda po shkëlqen me Torinon, ia vë syrin gjiganti italian

Mërgim Vojvoda është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme të karrierës.

Futbollisti kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Torinos.

Dhe, paraqitjet e mira të përfaqësuesit kosovar u kanë rënë në dy drejtuesve të Milanit.

Sipas mediave italiane, “Rossoneri” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut, i cili vlerësohet 10 milionë euro nga klubi “Granata”.

Kuqezinjtë e shohin futbollistin kosovar si alternativë ideale të Theo Hernandezit, i cili është një titullar i padiskutueshëm.

Zëvendësuesi i Theos, Ballo Toure po has në vështirësi për t’u ambientuar në “San Siro” dhe mund të largohet, prandaj vendin e tij mund ta zë Vojvoda.

E trajneri Stefano Pioli e ka mundësinë që ta përdorë futbollistin kosovar në të dy krahët, varësisht se ku ka nevojë.

Për momentin, Vojvoda në Torino po luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por gjatë karrierës më shpesh ka luajtur në të djathtë. 

(Kosova Sot Online)