Djali i Ronaldos e shënon edhe një gol fantastik dhe feston si babai i tij

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 16:07
Djali i Ronaldos e shënon edhe një gol fantastik dhe feston si babai i tij

Cristiano Ronaldo duket se do ta lërë një pasardhës të sigurt në futboll.

I biri i yllit portugez, Cristiano Ronaldo Junior po shkëlqen në turneun “@micfootballcup, i cili ka nisur më 12 dhe do të mbyllet më 17 prill.

Ai e ka shënuar edhe golin e dytë në fanellën e Manchester United U-12.

Madje, ky ishte një gol spektakolar i shënuar nga i biri i pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Dhe, edhe këtë radhe Cristiano Ronaldo Junior festoi si babai i tij me “siuuu”-n e famshëm.

Përkundër moshës së re, i biri i Ronaldos ka luajtur tashmë për Real Madridin dhe Juventusin, kur CR7 ishte pjesë e këtyre dy klubeve.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo junior do ta arrijë nivelin e babait të tij apo jo. 

(Kosova Sot Online)