Dynamo Kiev përjashton një futbollist, babai i tij është armik i Ukrainës

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 18:51
Dynamo Kiev përjashton një futbollist, babai i tij është armik i Ukrainës

Dynamo Kiev ka njoftuar në formë zyrtare se e ka përjashtuar futbollistin Artur Maksimovich Uvarov

Uvarov, i lindur në vitin 2004, është përjashtuar nga klubipër shkak të babait të tij

Siç thuhet në deklaratë, në fakt, lojtari ka fshehur faktin se ai është djali i një armiku të Ukrainës, një përfaqësues i të ashtuquajturës LRP (Republika Popullore e Luhansk).

Maxim Anatolyevich Uvarov mban rolin si nënkryetarit të Këshillit Popullor të LRP-së.

Kujtojmë se më 24 shkurt, Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, luftë e cila po vazhdon ende.

(Kosova Sot Online)