Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 29-të në Superligë

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 19:50
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 29-të në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë do të fillojë të shtunën me tri ndeshje, kurse të dielën do të zhvillohen dy të tjera.

Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar listën me zyrtarët e caktuar për këto ndeshje.

Bardh Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Ballkani – Prishtina, kurse Besfort Kasumi te Llapi – Drita.

(Kosova Sot Online)