Rudiger drejt transferimit te rivali i Chelseas?

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:57
Rudiger drejt transferimit te rivali i Chelseas?

Antonio Rudiger mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë, por te rivali lokal i Chelseas, Tottenham Hotspur.

Sipas “Sport”, trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka planifikuar një takim me reprezentuesin gjerman, të cilin në vitin 2017 e kishte transferuar te Chelsea

Kontrata e Rudigerit me “Blutë” skadon më 30 qershor. Kjo nënkupton se ai mund të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë.

Për 29-vjeçarin interesim thuhet se ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini e Manchester United.

Ndërkohë, sipas gazetës spanjolle, Barcelona është tërhequr nga gara. 


(Kosova Sot Online)