
Lewandowski drejt Barcelonës

Gruaja e Robert Lewandowskit, Anna, ka shtuar edhe më shumë zërat rreth transferimit të mundshëm të polakut te Barcelona.
34-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një transferim në “Camp Nou”, një vit para skadimit të kontratës me Bayern Munichin
Gruaja e 34-vjeçarit, Anna Lewandowska, së fundi ka publikuar një video në “Instagram”, ku ka treguar se ka filluar me mësimin e gjuhës spanjolle.
“Po mësoj spanjisht, ndonjë këshillë? Më njoftoni”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)