Donnarumma mund të ribashkohet me Milanin

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 15:26
Donnarumma mund të ribashkohet me Milanin

“L’Equipe” ka raportuar sot një lajm bombë sa i takon merkatës së verës.

Sipas burimit në fjalë  rrugët mes Donnarummës dhe Milan mund të ribashkohen sërish.

Portieri italian nuk është i kënaqur me situatën e tij te klubi francez pasi nuk po gjen hapësirën e nevojshme në formacionin bazë të ekipit të drejtuar nga Pochettino.

Kujtojmë se portieri italian u largua nga kuqezinjtë gjatë verës së kaluar, teksa zgjodhi skuadrën parisienë për të vazhduar karrierën, eksperiencë që nuk ka shkuar siç gardiani kishte menduar.

(Kosova Sot Online)