
Tabela pas javës së 29-të, Ballkani ruan distancën

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani mposhti sot 2:0 Prishtinën, kurse Llapi triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Dritës
Pas 29 xhirove, Ballkani është lider i padiskutueshëm me 63 pikë gjithsej, tetë më shumë se Gjilani në vendin e dytë.
Në pozitën e tretë gjendet Drita që ka 52 pikë, pesë më shumë se Llapi në vendin e katërt.
E pesta është Prishtina me 38 pikë, një më shumë se Malisheva në vendin e gjashtë dhe tri më shumë se Drenica në vendin e shtatë.
Ne pozitën e tetë e cila mundëson ndeshjen e barazhit gjendet Dukagjini me 33 pikë, kurse shpresat për mbijetesë janë pothuajse të fundosura tani për Ulpianën që ka 24 pikë.
E krejtësisht i pashpresë në fund të tabelës është Feronikeli që ka 12 pikë të grumbulluara.
(Kosova Sot Online)