
Konfirmohen bisedimet, kjo është oferta e “Investcorp” për blerjen e klubit të Milanit

Ambasada e Bahrejnit në Britaninë e Madhe ka konfirmuar se “Investcorp” është në bisedime për blerjen e klubit të Milanit.
Ambasada në fjalë gjithashtu ka konfirmuar se oferta e fondit të investimeve nga Bahrejni është 1.1 miliardë dollarë.
“Investcorp” është themeluar më 1982, teksa menaxhojnë mbi 42 miliardë dollarë asete në të gjithë botën.
Nëse klubi i Milanit shitet, atëherë 18 herë kampioni italian do të bëhej klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme.
(Kosova Sot Online)