Asensio edhe më afër transferimit te gjiganti italian

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 16:37
Asensio edhe më afër transferimit te gjiganti italian

Milani raportohet se është duke kryesuar garën për transferimin e Marco Asensios.

Spanjolli pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit madrilen.

Dhe, sipas “Calciomercato”, Milani është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Asensios, pasi ka zhvilluar tashmë negociatat me përfaqësuesit e lojtarit.

Pavarësisht mos-marrëveshjeve fillestare lidhur me pagën, tani thuhet se ka sinjale pozitive që 26-vjeçari të transferohet në “San Siro”.

Interesim për Asension ka shprehur edhe Arsenali, por edhe vet anëtari i Real Madridit besohet se e pëlqen më shumë kalimin te Milani. 

(Kosova Sot Online)