Tri klubet e mëdha evropiane ende në garë për Pogban

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 17:42
Tri klubet e mëdha evropiane ende në garë për Pogban

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi thuhet se ende janë në garë për transferimin e Paul Pogbas.

Mesfushori francez pritet të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Tri klubet e përmendura më lartë janë në garë për shërbimet e Pogbas, por Juventusi thuhet se është më larg transferimit të tij.

Sipas “Sportmediaset”, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini vazhdojnë të mbajnë avantazhin për transferimin e 29-vjeçarit.

Mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit se cili do të jetë destinacioni i radhës i Pogbas.

(Kosova Sot Online)