Caktohet orari për finalen e Kupës së Kosovës në futsall

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 17:58
Caktohet orari për finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se finalja e Kupës së Kosovës në futsall do të zhvillohet më 4 maj.

Në finale do të përballen FC Prishtina dhe FC Liqeni nga Drenasi

Ndeshja do të zhillohet nga ora 17:15 në Palestrën e Sportit në kryeqytet.

Kujtojmë se Prishtina në gjysmëfinale eliminoi Pejën me rezultatin e  përgjithshëm 5:2. Kryeqytetasit i fituan të dy ndeshjet me rezultatin 2:1 dhe 3:1.

(Kosova Sot Online)

Kurse, Liqeni eliminoi Liburnin me rezultatin e përgjithshëm 8:6. Skuadra nga Drenasi e fitoi ndeshjen e parë 6:1, kurse ndeshja e dytë gjysmëfinale u fitua nga gjakovarët me rezultatin 5:2.