Edhe rivali i Interit i futet garës për transferimin e Lukakus

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 19:03
Edhe rivali i Interit i futet garës për transferimin e Lukakus

Milani raportohet se i është futur garës për transferimin e Romelu Lukakus.

Sulmuesi belg pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës pas vetëm një sezoni të kaluar, shkaku i formës të dobët në “Stamford Bridge”

Interi vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me transferimin e Lukakus, i cili ishte ndër futbollistët kryesor te “Nerazzurrët” në sezonin e kaluar.

Por, sipas “Goal”, rivali i Interit, Milani, ka shprehur interesim për 28-vjeçarin.

Transferimi i tij në “San Siro” shihet si problem shkaku i çmimit. Por, kjo lëvizje edhe mund të ndodhë, pasi kompania “Investcorp” nga Bahrejni thuhet se është afër blerjes së klubit të Milanit.

Ndryshe, Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online)