Fury – Whyte, gjithçka që duhet të dini pra super-meçit mes boksierëve britanikë

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 20:58
Fury – Whyte, gjithçka që duhet të dini pra super-meçit mes boksierëve britanikë

Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen nesër mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.

Më 9 tetor 2021, kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, mbrojti titullin e kampionit pasi fitoi me nok-aut ndaj Deontay Wilderit,

Boksieri nga Manchesteri sërish do të dalë në ring për të mbrojtur titullin, teksa tani për kundërshtar do të ketë një boksier nga Britania e Madhe, Dillian Whyte, i cili vije nga Londra.

Meçi mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Nga matjet zyrtare të bëra sot, 33-vjeçari, Tyson Fury, doli se peshon 126 kilogramë dhe është i gjatë 206 centimetra.

Fury është i pamposhtur në boksin profesionist. Ai ka regjistruar 31 fitore dhe një barazim. 22 prej meçeve i ka të fituara me nok-aut.

Dillian Whyte është 34-vjeç. Ai peshon 114 kilogramë dhe është i gjatë 193 centimetra.

Whyte ka 28 fitore dhe dy humbje – 19 meçe i ka të fituara me nok-aut.


(Kosova Sot Online)