Kosova U17 e mbanë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Italinë

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 22:03
Kosova U17 e mbanë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes së dytë të rrethit elitë me Italinë, e vlefshme kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022 që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor.

Përzgjedhësi Arsim Abazi dhe shtabi teknik, duke nxjerrë mësimet nga ndeshja e parë kundër Ukrainës, me punë praktike provuan të mënjanojnë gabimet dhe lëshimet eventuale.

Fokusi ishte në mbrojtje, por edhe në vijën e sulmit që ata të jenë më të përqendruar e të vëmendshëm para portës kundërshtare. Në Kombëtaren U17, përkundër humbjes në ndeshjen e parë, po mbretëron një atmosferë e mirë dhe përkushtim për punë me zell dhe ka një optimizëm se do të kenë rezultat pozitiv, pavarësisht se kundërshtari Italia llogaritet një rival i fortë.

Ballafaqimi me Italinë do të zhvillohet më 23 prill në orën 15.00, ndërsa në ndeshjen e fundit më 26 prill Dardanët takohen me Poloninë.


(Kosova Sot Online)