Man United e dëshiron mesfushorin serb si zëvendësues të Pogbas

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 22:28
Man United e dëshiron mesfushorin serb si zëvendësues të Pogbas

Sipas të gjitha gjasave, Paul Pogba, do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Kësisoj, krerët e klubit anglez raportohet se tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e tij

Sipas “Calciomercato”, Manchester United ka shprehur interesim serioz për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Klubi italian thuhet se është i gatshëm për ta shitur serbin, nëse ai nuk do të vendosë për rinovim të kontratës.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Lazion deri më 30 qershor 2024.

Sipas “Transfermarkt”, Sergej Milinkovic-Savic vlerësohet me 70 milionë euro në tregun e transferimeve.

(Kosova Sot Online)