Bale drejt transferimit të papritur?

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 22:54
Bale drejt transferimit të papritur?

Gareth Bale besohet se do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi uellsian pritet të largohet si lojtar i lirë nga “Santiago Bernabeu”, pasi kontrata e tij me madrilenët skadon më 30 qershor.

“The Washington Post” ka raportuar se DC United ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Bale rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit te klubi nga MLS.

Klubi amerikan thuhet se është i gatshëm që 32-vjeçarit t’i ofrojë më shumë para sesa ish-yllit të kësaj skuadre, Wayne Rooney.

Cardiff City raportohet se gjithashtu ka shprehur interesim serioz për Gareth Bale. 

(Kosova Sot Online)