Arrihet marrëveshja mes Robertos dhe Barcelonës pas ndërhyrjes së Xavit

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 19:39
Arrihet marrëveshja mes Robertos dhe Barcelonës pas ndërhyrjes së Xavit

Sergi Roberto raportohet se do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.

Por, sipas “Sport”, futbollisti spanjoll ka pranuar ofertën e klubit për të vazhduar kontratën edhe për një tjetër vit

Përfaqësuesit e futbollistit morën një ofertë të re nga klubi javën e kaluar, e cila është besohet se është pranuar tashmë.

Kësisoj, Roberto do të jetë pjesë e skuadrës katalunase deri më 30 qershor 2023.

30-vjeçari ka pranuar të ketë edhe ulje të pagës me kontratën e re, pasi thuhet se dëshiron të vazhdojë të luajë nën urdhërat e Xavit.

Xavi ka besim të plotë te Roberto dhe ndërhyrja e tij ka qenë vendimtare për rifillimin e negociatave, të cilat kësaj radhe kanë dhënë rezultate pozitive. 

(Kosova Sot Online)