Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e njohur spanjoll te Manchester United

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 21:37
Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e njohur spanjoll te Manchester United

Trajneri që do e marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ri, Erik ten Hag, tashmë ka listën me emrat e futbollistëve që i dëshiron në skuadër.

Holandezi thuhet se e dëshiron transferimin e së paku një qendërmbrojtësi të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Pau Torres është në radarin e klubit anglez.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Vilarrealin deri më 30 qershor 2024.

Reprezentuesi spanjoll në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online)