
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 31-të në Superligë

Në mesjavë do të zhvillohet java e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të mërkurën janë në program për t’u zhvilluar tri ndeshje, ku spikat ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Të enjten do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, me vëmendjen kryesore në Suharekë, atje ku do të takohen dy skuadra e para në tabelë.
Lideri i Superligës, Ballkani, e pret Dritën.
Në ndeshjet tjera takohen: Dukagjini – Feronikeli, Drenica – Ulpiana dhe Malisheva – Llapi.
(Kosova Sot Online)