
Kosova U17 pëson humbje edhe nga Polonia

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka mbyllur me tri humbje fazën “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Izrael.
Pas humbjeve nga Ukraina dhe Italia, djelmoshat e drejtuar nga Arsim Abazi kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë edhe nga Polonia, me shifrat 2:1.
Dardanët U17 e nisën vrullshëm ndeshjen kundër Polonisë dhe pas sulmeve të pareshtura drejt portës polake, arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me golin e realizuar nga Elton Krasniqi. Polakët tentuan shumë herë gjatë kësaj pjese për të barazuar shifrat por pa sukses.
Në pjesën e dytë ishte një paraqitje krejt ndryshe e polakëve, të konsoliduar dhe më të përqendruar drejt portës së Gjokajt. Në minutën e 59-të polakët goditën shtyllën pingule të majtë të Gjokajt, derisa topin e dëbuar Smilgewvski e dërgoi në rrjetë dhe rezultati u barazua në 1:1.
(Kosova Sot Online)