
Drita dhe Drenica ndajnë pikët

Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 32-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan ka përfunduar me rezultatin 1:1,
Albin Krasniqi (55′) shënoi për vendasit, kurse Genc Hamiti (90′) për mysafirët nga Skenderaj.
Drita me 56 pikë renditet e treta në tabelë, kurse Drenica është e teta me 40 pikë.
(Kosova Sot Online)