Chelsea mposhtet nga Evertoni

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 17:40
Chelsea mposhtet nga Evertoni

Chelsea ka pësuar humbje nga Evertoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Sulmuesi brazilian, Richarlison, e shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 46-të.

Evertoni pas kësaj fitore ka 32 pikë në pozitën e 18-të në tabelë, duke vazhduar kështu edhe më tej garën për mbijetesë.

Kurse, Chelsea ndodhet në pozitën e tretë me 66 pikë. 


(Kosova Sot Online)