FIFA ia shqipton dënimin Senegalit për ndeshjen problematike me Egjiptin

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 15:04
FIFA ia shqipton dënimin Senegalit për ndeshjen problematike me Egjiptin

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka marrë vendimin për ndeshjen problematike ndërmjet Senegalit dhe Egjiptit.

Senegalezët, për lëshime të shumta në ndeshjen vendimtare kualifikuese të Botërorit 2022, janë dënuar dhe gjobitur nga shtëpia e futbollit botëror.

Me këtë rast, FIFA ka vendosur që ta dënojë Senegalin me një ndeshje pa praninë e tifozëve

Gjithashtu, senegalezët janë gjobitur me 200 mijë euro për përdorim të laserit, sidomos ndaj Mohamed Salah, përdorimi i fishekzjarrëve, futja në fushë dhe dështimi për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes së 19 marsit në “Stade du Senegal”.

Senegali është fitues i freskët i Kupës së Afrikës, ndërsa është kualifikuar edhe në Kampionat Botëror, i cili do të mbahet në Katar në pjesën e dytë të vitit. 

(Kosova Sot Online)