Juventusi e dëshiron mbrojtësin e Arsenalit si zëvendësues të Chiellinit

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 16:51
Juventusi e dëshiron mbrojtësin e Arsenalit si zëvendësues të Chiellinit

Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Gabriel Megalhaes.

Sipas “Team Talk”, klubi italian synon transferimin e brazilianit në afatin kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se e sheh Gabrielin si zëvendësues ideal të Giorgio Chiellinit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë verës.

Megjithatë, 24-vjeçari nuk besohet se dëshiron largimin nga Arsenali.

Ai ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)