Jesse Lingard drejt transferimit në Serie A?

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 17:41
Jesse Lingard drejt transferimit në Serie A?

Jesse Lingard karrierën e tij mund ta vazhdojë në Serie A.

Futbollisti anglez pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk është pjesë e klubit

Madje, Lingard mund të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.

Sipas “ESPN”, Milani dhe Juventusi janë duke kryesuar garën për të siguruar shërbimet e anëtarit të “Djajëve të Kuq”.

29-vjeçari është produkt i klubit të Manchesterit, teksa në vitin 2014 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë.

Jesse Lingard më herët ka luajtur edhe si i huazuar te West Ham United, Derby County, Brightoni e Briminghami. 

(Kosova Sot Online)