De Jong afër largimit nga Barcelona

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 17:59
De Jong afër largimit nga Barcelona

Frenkie De Jong raportohet se është edhe më afër largimit nga Barcelona.

“AS” sot ka raportuar se Barça ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Carlos Solerit

Por, nga “Camp Nou” pritet të largohet De Jong gjatë afatit kalimtar të verës, i cili është i lidhur me një lëvizje drejt Manchester Unitedit.

Manchester City, Bayern Munichi, Liverpooli e Juventusi thuhet se janë klubet tjera të interesuara për mesfushorin holandez.

Soler, i cili do të jetë pjesë e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, shihet si zëvendësues i De Jongut.


(Kosova Sot Online)