Depay e konfirmon të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 21:35
Depay e konfirmon të ardhmen e tij

Memphis Depay ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona.

Pasi kontrata e holandezit me katalunasit skadon në verën e vitit të ardhshëm, e ardhmja e tij u vu në pikëpytje

Më herët u raportua se Barcelona do ta shesë Depayn gjatë afatit kalimtar të verës, por tani kjo duket se nuk do të ndodhë.

28-vjeçari ka treguar se dëshiron të vazhdojë karrierën te skuadra nga “Camp Nou”.

“Kam ardhur këtu duke dashur të luaj për ekipin. Unë dua të jem i rëndësishëm për ekipin vitin e ardhshëm dhe për disa vite të tjera”, ka deklaruar Depay.


(Kosova Sot Online)