
De Bruyne para lojës me Realin: Jemi në super-formë

Kevin De Bruyne ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Real Madridin, e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” e fituan lojën e parë me rezultat 4:3 dhe kanë shkuar në Madrid për ta ruajtur këtë kapital dhe për ta prekur finalen e Championsit për herë të dytë radhazi.
“Reali dhe City janë dy klube ofanzive, do të jetë një sfidë ndryshe nga loja e parë. Të gjitha duan ta shohin këtë lojë, do të jetë një ndeshje e madhe. Do të mundohemi ta japim maksimumin për të shkuar në Paris”, u shpreh fillimisht mesfushori belg, përcjell “Gazeta Express”.
Ai synon ta eliminojë kampionin e freskët të Spanjës dhe ta fitojë për herë të parë trofeun e çmuar të Championsit.
“Triumfi në Champions do ta ndryshonte perspektivën e klubit nga jashtë. Si lojtar, dëshiron të fitosh gjithmonë trofe. Qe disa vite luftojmë për këtë obejtkv, Championsi është një trofe i kualitetit dhe për këtë është e vështirë ta fitosh. Unë dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm, është një arritje e vështirë, por dua me të vërtet ta fitoj Championsin”, vazhdoi përfaqësuesi belg.
Ai e ka kujtuar gjysmëfinalen ndaj Real Madridit në vitin 2016, ndërsa insiston se tash klubi nga “Etihad Stadium” është më i mirë, më i pjekur dhe më i gatshëm për ta përballuar presionin e sfidave me peshë pasi ka bërë eksperiencë të mjaftueshme.
De Bruyne ndër të tjera thotë se është i gatshëm të luajë në çfarëdo pozite që ka nevojë skuadra.
Ai kishte fjalë të mëdha edhe për Luka Modricin, për të cilin thotë se e shijon në maksimum duke e parë lojën e tij.
(Kosova Sot Online)