Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 16:27
Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski

Barcelona po vazhdon të punojë për të kompletuar ardhjen e një sulmuesi ‘top’ që do ta ndihmojë skuadrën të jetë më efektive para portës që në fillim të sezonit.

Nënshkrimi më se i pamundur i Erling Haaland nga skuadra katalonase detyroi drejtuesit e FC Barcelona të kërkonin alternativa

Një nga emrat më bindës është ai i Robert Lewandowskit, i cili do të jepte performancë të menjëhershme dhe operacioni do të ishte dukshëm më i realizueshëm se ai i Haaland, pasi kontrata e tij me Bayernin përfundon në vitin 2023

Barcelona tashmë ka bërë disa kontakte me agjentin e sulmuesit, Pini Zahavi, dhe duket se ka marrë miratimin e polakut për t’u transferuar në Camp Nou.

Megjithatë, topi është në fushën e Bayern Munichut dhe nuk do të jetë e lehtë për t’i bindur gjermanët.

(Kosova Sot Online)