Lukaku s’e tradhton Interin, nuk i bashkohet Milanit

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 17:30
Lukaku s’e tradhton Interin, nuk i bashkohet Milanit

Romelu Lukaku e pati një sezon për t’u harruar te Chelsea. Lëndimet dhe forma jo e mirë e përcollën sulmuesin belg në edicionin 2021/22.

Lukaku e pati formën e jetës vetëm një sezon më parë, kur arriti ta fitonte Serie A me Interin.

Dy vitet e kaluara aty ishin të jashtëzakonshme dhe Lukaku ka mbetur i lidhur shumë me zikaltrit.

Madje, ai për Evening Standard e konfirmoi se nuk do ta tradhtojë Interin dhe t’i bashkohet Milanit.

Në raportin e Evening Standard thuhej se Lukaku do t’i refuzojë të gjitha ofertat e “Rossonerëve”.

(Kosova Sot Online)