Hapi i radhës i Realit, zyrtarizimi i Rudigerit

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 14:52
Hapi i radhës i Realit, zyrtarizimi i Rudigerit

Real Madridi po kalon nëpër momente magjike dhe gëzimi.

“Los Blancos” së fundmi e fituan titullin e kampionit në Spanjë, ndërsa mbrëmë e siguruan kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas përmbysjes që ia bënë Manchester Cityt.

E hapi i radhës për “Mbretërit e Spanjës” është zyrtarizimi i përforcimit të parë për sezonin e ardhshëm.

Antonio Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, deri në verën e viti 2026.

Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja tashmë është arritur, por që nevojitet të pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Rudiger do të largohet nga Chelsea pasi do t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor, por që palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e saj.

(Kosova Sot Online)