Tifozët i thonë të mos bashkohet me Interin, ky është reagimi i Dybalas
Paulo Dybala u pa duke buzëqeshur ndërsa tifozët e Juventusit i thanë: ‘Të lutem, mos u bashko me Interin .’
Sulmuesi argjentinas nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Stadium pasi Zonja e Vjetër ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e tij.
Interi besohet të jetë në “pole position” për ta nënshkruar atë si lojtar i lirë në korrik, por agjenti i tij mohoi të mërkurën se ishte arritur ndonjë marrëveshje me Nerazzurrët.
Dybala mori pak kohë për të nënshkruar autografe për tifozët e Juventusit para seancës së sotme stërvitore në Continassa dhe të gjithë ata po i thoshin të njëjtën gjë La Joya-s: ‘Të lutem mos u bashko Interit’ dhe ‘Pse po shkon në Inter?’
28-vjeçari vazhdoi të jepte autografe dhe u buzëqeshte pa thënë asnjë fjalë.
(Kosova Sot Online)
