Reali dhe Monaco në bisedime të avancuara për Tchouamenin

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 18:52
Reali dhe Monaco në bisedime të avancuara për Tchouamenin

Real Madridi po e kërkon me ngulm talentin, Aurelien Tchouamenin.

Mesfushori francez ka treguar performanca të mira me Monacon, duke tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Sipas mediumit spanjoll, AS, Real Madridi është në bisedime të avancuara me klubin francez, Monaco për talentin 22-vjeçar

Edhe Tchouameni edhe agjenti i tij e duan transferimin në kryeqytetin spanjoll, por çmimi për ta blerë është një problem.

Monaco po kërkon 70 milionë euro, çka është një shumë e papërballueshme për “Los Blancos”.

Ata do të tentojnë ta zbresin të paktën për 10 milionë euro shumën. 

(Kosova Sot Online)