Gavi pranë rinovimit me Barcelonën
Të premten e 6 majit, Barcelona u takua me agjentin e Gavit, Ivan de la Pena, për të diskutuar kushtet e një rinovimi të mundshëm të kontratës.
Negociatat mes dy palëve kanë nisur prej disa muajsh dhe tashmë janë afër një marrëveshjeje të mundshme
Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për pjesën financiare të kontratës së re të mesfushorit.
Blaugranët ende po kalojnë një periudhë të vështirë financiare. Pikërisht ky është argumenti i tyre në bisedimet me De la Penan, pasi besojnë se Gavi është ende vetëm 17 vjeç dhe do të ketë paga më të larta në të ardhmen.
Ndërkohë, agjenti i Gavit argumenton se, pavarësisht moshës së tij të re, ai tashmë është një reprezentues i Spanjës dhe pritet të jetë i pranishëm në Botërorin 2022 në Katar.
Megjithatë, takimi i së premtes ishte pozitiv pasi të dy palët bënë një hap të madh drejt një marrëveshjeje të mundshme.
Gjëja më e rëndësishme është që Barcelona dhe Gavi duan të vazhdojnë partneritetin e tyre.
(Kosova Sot Online)
