Caktohen stadiumet dhe datat për ndeshjet e barazhit

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 16:44
Caktohen stadiumet dhe datat për ndeshjet e barazhit

Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Kurse ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj.

Ndeshja që do të caktojë skuadrën pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar, do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

(Kosova Sot Online)