Policia arreston nigerianin e Prishtinës, Otto John

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 17:20
Policia arreston nigerianin e Prishtinës, Otto John

Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John, është arrestuar ditën e enjte.

Sipas burimeve nigeriani dyshohet se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

Media ka kontaktuar me zyrtarët e klubit kryeqytetas, por ata nuk ishin në gjendje të komentonin asgjë.

Otto John pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)