Trepça-Peja, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë
Trepça dhe Peja do të përballen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në basketboll nga ora 17:00.
Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje.
Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët.
(Kosova Sot Online)
