Oxlade-Chamberlain drejt largimit nga Liverpooli

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 17:33
Oxlade-Chamberlain drejt largimit nga Liverpooli

Alex Oxlade-Chamberlain raportohet se është i shqetësuar rreth të ardhmes së tij te Liverpooli.

Klubi anglez shpenzoi 34.2 milionë funte për transferimin e tij nga Arsenali në verën e vitit 2017, por ai nuk ka arritur të bëjë një ndikim të madh te Jurgen Klopp.

Lëndimet gjithashtu nuk e kanë ndihmuar kauzën Chamberlainin, i cili ka mbetur prapa në konkurrencën me Fabinhon , Jordan Hendersonin dhe Thiago Alcantaran.

Për më tepër, Curtis Jones , James Milner dhe Naby Keita kanë shijuar më shumë minuta javët e fundit sesa ish-mesfushori i Arsenalit, i cili nuk është paraqitur për “Të Kuqtë” në asnjë ndeshje që kur luajti ndaj Nottingham Forestit në Kupën FA në mars.

28-vjeçari nuk ka luajtur në Premierligë që nga shkurti, teksa Klopp e ka lënë atë jashtë skuadrës në pesë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Kontrata e Oxlade-Chamberlain do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Liverpool është duke menduar t’ia vendos një çmimi të shitjes këtë verë për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm, sipas “Daily Mail”.

Liverpooli nuk pritet t’ia vazhdojë kontratën ish-mesfushorit të Southamptonit dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga “Anfield” këtë verë. 

(Kosova Sot Online)