Konfirmohet edhe nga klubi, Dortmundi e liron Haalandin

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 18:19
Konfirmohet edhe nga klubi, Dortmundi e liron Haalandin

Transferimi i Erling Haalandit te Manchester City është gjithmonë e më afër.

Borussia Dortmundi ka konfirmuar tashmë se e kanë liruar norvegjezin për të rregulluar çështjet e tij personale

“Lojtarët nuk kanë stërvitje sot dhe ne e lejuam Erling të kujdeset për çështjet personale”, është thënë nga klubi gjerman për “SPORT1”.

Sipas mediumit gjerman, Haaland tashmë është duke finalizuar marrëveshjen me Manchester Cityn.

“SPORT1” raportoi më herët se 21-vjeçari do të zyrtarizohet te “Qytetarët” këtë javë. Raportimet e njëjta u bënë edhe nga mediat në Angli.

Kampioni në fuqi anglez do të paguajë klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurove të Haalandit.

Më 14 maj, Borussia Dortmundi do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen e fundit për këtë sezon, ndaj Hertha Berlinit.

Kjo do të jetë edhe ndeshja kur ish-sulmuesi i Salzburgut do të përshëndetet me tifozët e “verdhezinjëve”. 

(Kosova Sot Online)