Koha kur Xhevdet Peci e kishte rrahur gjyqtarin serb

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 20:51
Koha kur Xhevdet Peci e kishte rrahur gjyqtarin serb

Ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci, ka vdekur këtë të hënë.

Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës

Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.

Pecit në vitin 1986 i ishte ndaluar përjetësisht boksi, pasi ai kishte rrahur një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës.

Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë meç.

Këtë ngjarje mund ta shikoni nga minuta e 2:22 në video e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)