Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Tottenhamit

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 20:56
Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Tottenhamit

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Sergio Reguilon, i cili thuhet se nuk është i lumtur te Tottenham Hotspur shkaku i minutave të paktë.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa “The Mirror” ka raportuar se klubi ka shprehur interesim për anëtarin e skuadrës londineze,

Çmimi mund të sjellë probleme për këtë lëvizje, pasi që çmimi i Reguilonit mund të rritet shkaku i kontratës.

Spanjolli me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Sergio Reguilon / Tottenham Hotspur

Klubi katalunas thuhet se është duke vëzhguar edhe Marcos Alonson e Chelseat. 


(Kosova Sot Online)