
Shiten të gjitha biletat për finalen e Kupës së Italisë

Janë shitur gjitha biletat për ndeshjen finale të Kupës së Italisë.
Në finalen e kësaj gare do të përballen Juventusi dhe Interi
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 maj në “Olimpico” të Romës.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se të gjitha biletat për këtë ndeshje tashmë janë shitur.
Kësisoj, përkrahja e tifozëve për të dy skuadrat të mërkurën mbrëma nuk do të mungojë.
Finalja Juventus – Inter do të zhvillohet nga ora 21:00.
(Kosova Sot Online)