Ish-ndihmëstrajneri i Barcelonës merr drejtimin e Ajaxit

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 15:46
Ish-ndihmëstrajneri i Barcelonës merr drejtimin e Ajaxit

Siç pritej, Alfred Schreuder ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për t’u bërë trajner i ri në klubin e futbollit të Amsterdamit Ajax.

Ai do ta zëvendësojë Eric ten Hag i cili po transferohet te Manchester United.

Kontrata, e rënë dakord mes Ajax-it dhe klubit aktual të Schreuder, Brugge, përfshin një opsion për një sezon të tretë.

Schreuder, një ish-lojtar i Eredivisie, ishte aktiv më parë si ndihmës trajner i Ten Hag, nga janari 2018 deri në 2019.

Gjatë sezonit 2020/21, ai ishte asistent i Koeman te Barcelona. 

(Kosova Sot Online)