Agjenti i Lewandowskit ishte në zyret e Barcelonës
E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë.
Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të vazhdojë me Bayernin dhe Barcelona është ekipi që e ka bërë objektiv kryesor në afatin kalimtar të verës
Sipas SPORT, agjenti i Lewandowskit, Zahavi ishte në zyret e Barcelonës sot, duke u takuar me drejtuesit e klubit katalonas.
Madje, siç raporton gazetari Gerard Romero, ai bleu 10 fanella të Barcelonës me emrin e Lewandowskit në to.
(Kosova Sot Online)
