Tirana mbushet me tifozë italianë e holandezë
Tirana këto ditë do të jetë kryeqytet i futbollit evropian.
Tifozët italianë dhe ata holandezë ia kanë mësyrë me të madhe Shqipërisë para ndeshjes finale të Europa Conference League.
Sot në kryeqytetin shqiptar pritet të aterojnë 9 aeroplanë nga Italia dhe 8 nga Holanda.
Ndërsa, nesër do të arrijnë 23 aeroplanë nga Italia dhe 4 nga Holanda, shkruan “Gazeta Express”.
Pra, do të jenë gjithsej 44 aeroplanë që do të aterojnë në tokën shqiptarë vetëm sot e nesër, vetëm me tifozë të dy ekipeve finaliste, Roma dhe Feyenoord.
Plus mijëra tifozë kanë mbërri në Shqipëri nga dita e diel, për të vazhduar me dje dhe sot.
“ITA Airways”, duke mos pasur aeroplanë të lirë në dispozicion, i ka huazuar linjat bullgare, rumune, “AIR France”, “Etihad” etj.
Finalja e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
(Kosova Sot Online)
